Kamberi krenar me Grasshoppers-in, synon gola tjerë

Sporti

Kamberi krenar me Grasshoppers-in, synon gola tjerë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2015 Në ora: 18:31

Futbollisti i talentuar shqiptar, Florian Kamberi, ishte hero i fitores së Grasshooppers-it. Ai të dielën që e lamë pas, në minutën e 90+3 realizoi gol për fitoren 3:2 në udhëtim ndaj Zurich-ut dhe në fakt ngriti në këmbë të gjithë tifozët e skuadrës së tij. Kamberit i mjaftuan gjashtë minuta lojë (u inkuadrua në minutën e 84-të) dhe të vulos edhe derbin.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, me konkretisht nga Gllogjani i Pejës, është i lumtur për golin dhe fitoren. Ishte një fitore e paharrueshme, për faktin se shqiptarët realizuan të gjitha golat: Shani Tarashaj dy dhe Kamberi një. Kamberi është në qendër të mediumeve zvicerane, duke e lavdëruar për paraqitjen dhe golin e tij. 20-vjeçari për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se është i gëzuar për fitoren e madhe, ku tani skuadra e tij është në vend të dytë me gjashtë pikë, tri më pak se Baseli. “Jam ndier shumë mirë për golin dhe jam gëzuar që kemi fituar këtë lojë”, tha Kamberi, i cili është i kënaqur që trajneri ia ka besuar ato minuta lojë.

“E kam dhënë maksimumin në stërvitje dhe jam i kënaqur që trajneri ma ka dhënë besimin”, tha Kamberi. Grasshoppers-i është në formë të mirë, ka dy fitore (5:3 si mysafir i Thun-it, pastaj po ashtu në udhëtim me 3:2 kundër Zurich-ut) dhe një humbje (si vendas me 2:3 nga Baseli). A mendoni se skuadra juaj është kandidate në luftë për titullin e kampionit?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat