Ja për çfarë kujtohet Cana në Francë

Sporti

Ja për çfarë kujtohet Cana në Francë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 18:19

Ndër futbollistët më të mirë shqiptar, Lorik Cana, kujtohet si emër i madh në futbollin francez dhe është përfshirë në mesin e 100 lojtarëve më të mirë në Francë për shekullin XXI. Kjo është e jashtëzakonshme për futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, i cili së fundi ka luajtur për Lazion dhe tani nuk dihet e ardhmja e tij. Lista është publikuar nga “Eurosport.fr”. ndërkaq, aty kanë votuar tifozët.


“Ka siguruar ‘paqe’ në mes PSG-së dhe Marseilles, kjo nuk është pak. Edhe pse e nisi në PSG, u bë kapiten në Marseille. Është diçka krejt e rrallë”, raporton Eurosport.fr. “Ai është një prej tyre. Është në gjendje ta lë jetën në fushë. Fatkeqësisht, nuk e shijoi titullin e kampionit edhe pse ishte tri herë afër. Është mëkat që emri i tij nuk figuron në mesin e kampionëve të Ligue 1. Goli i tij në Velodrome në fitoren kundër PSG-së (1:0), pas tri vjetësh si rival, nuk do të harrohet kurrë”, raporton Eurosport.fr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat