Pasioni i Hamiltonit

Sporti

Pasioni i Hamiltonit

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 17:59

Kampioni në fuqi i botës, Lewis Hamlton, ka pasur pasion sportin e MotoGP-së. Ai këtë e ka thënë në një intervistë për “Mirror”. “Kur isha fëmijë ëndërroja të merrja pjesë në garat motoçiklistike, edhe pse babai im më bleu makinën time të parë go-kart. Në atë kohë mendoja vetëm për motorët. Gjithsesi, nuk jam i zhgënjyer për mënyrën se si ndryshuan gjërat, por motorët kanë qenë dashuria ime e parë sportive. Dua të testoj veten me një motor të MotoGP për të kuptuar se si ndihesh”, ka thënë Hamilton.
Ai ka edhe një pasion tjetër: garat NASCAR. Hamilton ka shtuar se do t’i pëlqente që një ditë të provonte drejtimin e një makine në një aktivitet të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat