Këmbëngulin për Bashën

Sporti

Këmbëngulin për Bashën

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 16:10

Migjen Basha aktualisht është pa kontratë dhe në edicionin e fundit ka luajtur për Torinon. Skuadra e Chievos nga Verona, të e cila luan shqiptari tjetër Përparim Hetemaj, këmbëngulin për Bashën. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, është shumë pranë verdhebluve por palët nuk kanë gjetur ende një pikë të përbashkët për zyrtarizimin. Lajmin e bën të ditur “Gazzetta Dello Sport” sipas së cilës, fakti që Basha është një lojtar i lirë e lehtëson situatën duke e afruar 28-vjeçarin me skuadrën e Rolando Maran, i cili ka shprehur dëshirën që ta ketë lojtarin kuqezi në organikën e tij. Basha u rikthye në fushë gjatë javëve të fundit të sezonit të kaluar për shkak të një dëmtimi të rëndë që e mbajti në infermieri disa muaj rresht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat