Latifi tremb kampionin shqiptar

Sporti

Latifi tremb kampionin shqiptar

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 15:30

Futbollisti nga Kosova, Liridon Latifi, tremb Skënderbeun, teksa mbyll para kohe seancën stërvitore të bardhekuqve. Mesfushori në stërvitje e sipër, ka ndier një dhimbje në kofshën e djathtë, të cilën e ka fashuar menjëherë pas ndihmës së stafit mjekësor.
Mirëpo, sërish dhimbjet ishin të dukshme, aq sa Latifi u detyrua të linte stërvitjen. Normalisht, kjo u ka prishur punë së tepërmi skemave të trajnerit Mirel Josa, i cili e kishte parashikuar si titullar mesfushorin që shkëlqeu në dy ndeshjen e fundit. Latifi, me shumë mundësi, nuk do ia dalë të jetë i pranishëm për ndeshjen e radhës kundër Milasmit, që do të luhet nesër në Elbasan.

Pak a shumë, me mungesën e sigurt të Latifit, Josa do të vendosë të rikthejë sërish si titullar Gerhard Prognin, duke e ruajtur të pandryshuar skemën e lojës. Në fakt, tropojani ka qenë i padiskutueshëm nga minuta e parë, por forma e mirë që ka treguar Latifi së fundmi, ka bërë që Josa t’i besojë më shumë futbollistit nga Kosova në krahun e djathtë të mesfushës, duke qenë si sulmues i maskuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat