Shaqiri i përgjigjet Dortmundit

Sporti

Shaqiri i përgjigjet Dortmundit

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 15:18

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, është në llupën e shumë skuadrave, ndër to edhe nga Dortmundi. Gazeta gjermane “Bild” e ka kontaktuar vëllanë e Xherdanit i cili është edhe agjenti i tij, ndërsa ai është përgjigjur shkurtimisht për interesimin e Dortmundit. “Dortmund? Nuk e di, ju duhet t’i pyesni ata”,tha ai.

Bild shkruan se Kuba Blaszczykowski është çelësi kryesor për transferimin e Shaqirit, pasi ai nuk e ka vendin e sigurt në skuadër dhe dëshiron të largohet për të ruajtur vendin e tij në kombëtaren polake.

Me largimin e Blaszczykowskit, Dortmund do të kishte mundësinë që të nënshkruante me Shaqirin, i cili duket se është dakord që të kthehet në gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat