Sa janë të fortë kundërshtarët e Prishtinës?

Sporti

Sa janë të fortë kundërshtarët e Prishtinës?

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 13:41

KB Sigal Prishtina, kampionët aktual i Ligës Ballkanike dhe i Kosovës janë gati ta shkruajmë edhe një kapitull të ri të historisë së sportit të Kosovës. Ata kanë mësuar kundërshtarët që kanë në grupin K. Në fakt kush janë? BC Petrolina AEK Larnaca është formuar në vitin 1994. Ndeshjet i zhvillon në sallën Kition Athletic Centre.

Larnaca janë njëri prej ekipeve më të suksesshme të Qipros, ku janë 6 herë kampionë të vendit. Larnaca kanë fituar titullin e kampionit të Qipros në sezonin që sapo lamë pas. BK Astana është ekipi më i suksesshëm në Kazakistan. Ky klub janë shpallur kampionë të vendit nga viti 2005-2015 10 herë. Ata po ashtu janë pjesëmarrës të rregullt në garat ndërkombëtare, ku morën pjesë për tre vite me radhë në VTB League të Evropës, ndërsa në vitin 2009-2010 morën pjesë edhe në Asian Club Championship.

CS Energia Rovinari Targu JIU vjen nga Romania ku sezonin që lamë pas kanë pasur një sezon mjaft të suksesshëm duke arritur në gjysmëfinalen e EuroChallenge. Ky klub është edhe gjysmëfinalist në kampionatin rumun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat