Andres Iniesta do ta mbaj shiritin e kapitenit në edicionin e ardhshëm te skuadra e Barcelonës.
Ai do ta zëvendësojë bashkëkombasin e tij, Xavi Hernandez që përfundoi aventurën e tij shumë vjeçare me klubin katalunas.
Lionel Messi do të jetë zëvendës kapiten , kurse pas tij vijnë Sergio Busquets dhe Javier Mascherano.
Votimi është bërë në mënyrë sekrete nga skuadra dhe stafi i Barcelonës.