Ja katër pika për çka u dënua Kukësit

Sporti

Ja katër pika për çka u dënua Kukësit

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 12:35

Vendimi i marrë nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s ditën e sotme për ngjarjet në sfidën e turit te trete të Europa League, Kukësi-Legia e Varshavës, në “Qemal Stafa”, ndërprerë në minutën e 52-te pasi lojtari i polakeve, Duda, u godit nga një çakmak në koke, është argumentuar në katër pika që përkthehen me katër shkelje të bëra nga verilindorët:

1. Ndeshja nuk është zhvilluar e gjitha (neni 26 të Rregullores së Kompeticionit)
2. Hedhja e sendeve në fushë, flakadanëve dhe fishekzjarrëve (Neni 16, 2 b dhe c)
3. Shqetësimet dhe tensioni i ardhur nga tifozët vendas (Neni 16 2 h)
4. Baneri i palejueshëm (Neni 16 2 dhe e)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat