United, 27 milionë për Pedron

Sporti

United, 27 milionë për Pedron

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 11:40

Manchester United do të përforcohet ende. ‘Djajtë e kuq’ kanë bërë tashmë ofertë për Pedron.

Manchester United vazhdon të jetë aktivë në këtë afat kalimtar. Pasi që siguroi shërbimet e Bastian Schweinsteiger, Matteo Darmian, Memphis Depay, Sergio Romero e Morgan Schneiderlin, ‘djajtë’ po mendojnë ende për sulmin.

Pas shitjes së Di Maria në PSG, arka është mbushur sërish dhe me gjymin e atyre parave Manchester United dëshirojnë të ofrojnë në skuadër sulmuesin e Barcelonës, Pedron.

Oferta është 27 milionë euro ndërsa klubi e ka edhe miratimin e lojtarit që dëshiron të largohet nga Spanja, ndërsa i mbetet Barcelonës ta pranoj ofertën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat