Tre shqiptarët e Wohlenit, barazuan me Winterthurin

Sporti

Tre shqiptarët e Wohlenit, barazuan me Winterthurin

Nga: K.Goca Më: 4 gusht 2015 Në ora: 10:52

Futbollistët shqiptarë: Mërgim Brahimi, Samir Ramizi dhe Bujar Lika, me ekipin e Wohlen-it, u kthyen me një pikë domethënëse. Wohlen u nda baras 0:0 me Wintherthurin, në ndeshjen e javës së tretë të Challenge League (Liga e Dytë e Zvicrës). Për Wohlenin është barazimi i tretë me radhë, kurse Winterthur klasifikohet i pesti me 3 pikë ose ka katër më pak se kryesuesi, Chiasso dhe për Winterthurin është pika e parë dhe mban vendin e fundit (i dhjeti). Brahimi u paraqit titullar, kurse Lika futet në lojë në minutën e 71-të, ndërsa Ramizi inkuadrohet në atë të 84-tën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat