Berisha shënoi, Gjasula asistoi, Greuther Furth një pikë

Sporti

Berisha shënoi, Gjasula asistoi, Greuther Furth një pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2015 Në ora: 10:30

Greuther Furth u kthye me një pikë të madhe nga ballafaqimi me RB Leipzig, ndeshje e javës së dytë të Bundesliga II. Futbollisti nga Kosova, Veton Berisha së bashku me Jurgen Gjasulën, ishte edhe kreatorë që u kthyen me një pikë nga ky rrugëtim i vështirë. Berisha dhe Gjasula u paraqitën titullarë, treguan angazhim të pashoq për gjatë 90 minutave. Berisha shënoi në minutën e 40-të edhe pas asistimit të Gjasulës dhe kaloi në epërsi ekipin e tij, 1:2. Kjo ndeshje përfundoi baras (2:2), kurse Berisha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 90+1. Greuther Furth është në vend të katërt me 4 pikë sa ka edhe RB Leipzig i pesti dhe dy më pak se kryesuesi, Freiburgu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat