A do të ketë nga Kosova ndaj Serbisë? Ja çka thotë Duka

Sporti

A do të ketë nga Kosova ndaj Serbisë? Ja çka thotë Duka

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 10:03

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka thënë se në stadium do të jenë të gjithë shqiptarët.

Pas lajmit të publikuar nga mediat serbe se në ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi nuk do të lejohen në stadiumin “Elbasan Arena” tifozë nga Kosova dhe Maqedonia, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka reaguar në një prononcim për gazetën ‘Shqiptarja.com’ duke mohuar gjithçka.

"Nuk është e vërtetë, në stadium do të vijë çdo shqiptar. Të njëjtat kushte që do të jenë për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri do të jenë edhe për shqiptarët që jetojnë në trojet e tjera” shprehet presidenti i qeverisë së futbollit shqiptar duke mohuar lajmin e shpërndarë nga mediat serbe.

"Ndeshja do të zhvillohet në masa të rrepta sigurie, pasi në stadium do të jetë edhe kryeministri i Serbisë, Vuçiç me Ramën”, tha kreu i FSHF-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat