Higuain refuzon rinovimin te Napoli

Sporti

Higuain refuzon rinovimin te Napoli

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 07:09

Gonzalo Higuain ka refuzuar zgjatjen e kontratës me Napolin, ka njoftuar agjenti i lojtarit.

Argjentinasi, që kaloi në San Paolo në vitin 2013 nga Real Madridi, ka edhe tri vjet deri në skadimin e kontratës dhe emri i tij është përmendur shpeshherë për transferim te ndonjë klub tjetër evropian.

Nicolas Higuain, vëllai dhe përfaqësuesi i lojtarit, tani ka konfirmuar se kanë refuzuar një ofertë për zgjatjen e kontratës edhe për një vit, duke shtuar se lojtari nuk e ka në plan të largohet nga Napoli.

“Kemi pasur një takim me presidentin Aurelio De Laurentiis dhjetë ditë më parë. Folëm për gjithçka. Na ofroi zgjatje edhe për një vit, por për mendimin tonë do të vazhdojmë me kontratën origjinale, që skadon më 2018”, ka thënë ai për Radio Crc.

“Kontrata nuk është shumë më ndryshe se ajo që kemi nënshkruar më parë, andaj nuk është ndonjë ofertë reale. Jemi të qetë dhe të lumtur dhe duam të vazhdojmë me kushtet momentale. Momentalisht besojmë se Gonzalo do të qëndrojë këtu, me një skuadër që është 100 për qind e fokusuar dhe mundet të fitojë diçka”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat