Hiqet si i moshuar, Cristiano Ronaldo surprizon fëmijën (Video)

Sporti

Hiqet si i moshuar, Cristiano Ronaldo surprizon fëmijën (Video)

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 00:50

Futbollisti i famshëm Cristiano Ronaldo ka menduar të bëjë një surprizë të veçantë, por edhe një test për të demostruar aftësitë e tij, pa u njohur nga të tjerët. I veshur si i moshuar me një mjekër të gjatë dhe një paruke, ai mendoi të dilte në rrugë për të luajtur futboll.

Por i veshur në këtë mënyrë jo shumë njerëz i afroheshin dhe ndiqnin lojën e tij. I vetmi që iu afrua dhe që qëndroi për të bërë disa pasime të topit ishte një djalë i vogël, të cilin e falënderoi në fund duke i dhuruar një autograf dhe duke hequr maskën e tij.

Në këtë moment dhjetëra njerëz që ishin prezentë u afruan për të bërë fotografi dhe për t’i marrë një autograf Ronaldos, të cilit pak më parë askush nuk i afrohej për aftësitë e tij në futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat