Ramadani mezi e pret derbin e zjarrtë!

Sporti

Ramadani mezi e pret derbin e zjarrtë!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2015 Në ora: 18:59

Ylber Ramadani beson se me kolektivin e ri, Drita nga Gjilani, do të jetë sa më lartë në renditjen e klasifikimit në elitën e futbollit. Mesfushori tha se nga e premtja e javës së kaluar iu është bashkuar përgatitjeve me ekipin gjilanas dhe ka hasur në mikpritje të mirë. Ish-futbollisti i Prishtinës dhe i Ferizajt, shpreson se do jetë i përgatitur maksimalisht me ekipin e tij për edicionin e ri dhe do të shënojnë rezultate të mira.

“Ka qenë trajneri Bekim Isufi dhe kryesia e Dritës që me kanë pritur shumë mirë me fjalë dhe iu jam bashkuar kësaj skuadre”, tha Ramadani, duke qenë i kënaqur me ambientin e ri veçmas me atmosferën. “Këtu është atmosferë e mirë dhe nuk kam emocione. E imja është të punojë sa më shumë në rritje të nivelit të lojës.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat