Arlinda mposhti Gjorgjeviqin

Sporti

Arlinda mposhti Gjorgjeviqin

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 17:47

Federata e Tenisit të Kosovës ka organizuar një turne për femra të quajtur "Kosova Ladies Open 2015" në të cilën ishin pjesëmarrëse 18 teniste.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare Federata e Tenisit të Kosovës ka treguar rrjedhën e këtij turneu.
Turneu u karakterizua me rivalitet të madh në mesin e garuesve e shumica prej meçeve ishin interesante, dramatike dhe te paqarta deri ne fund.
Në gjysmëfinale u plasuan Anduena Latifi - Arlinda Rushiti dhe në anën tjetër Fiona Polloshka - Marija Gjorgjeviq.
Në gjysmëfinalen e parë Arlinda nga Zvicra ishte dominante në përballje me Anduenën nga Prishtina 6:3, 6:0, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Marija nga Graçanica ishte me e suksesshme se sa Fiona nga Gjakova ndaj të cilës realizoi fitore me rezultat 6:1, 7:5 në geme.
Në meçin final dominoi Arlinda Rushiti dhe fitoi me rezultat 6:0, 6:3 ndaj Marija Gjorgjeviqi.
Në konkurrencën e çifteve në finale u takuan Anduena Latifi/Arlinda Rushiti - Marija Gjorgjeviq /Anita Jovanoviq 4:6, 6:3, 6:3. Anduena dhe Arlinda e gëzuan kupën e kampioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat