Shqiptari që çmend Roberto Mancinin

Sporti

Shqiptari që çmend Roberto Mancinin

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 15:44

Me golat dhe suksesin e parë me Interin, ku fitoi turneun “Oberndorf” me ekipin e të rinjve, Rey Manaj bën për vete trajnerin Roberto Mancini. Drejtuesi i stolit vendosi ta grumbullojë në ekipin e parë sulmuesin e Kombëtares Shpresa të Shqipërisë. Konfirmimi erdhi nga Manaj, nëpërmjet faqes së tij zyrtare në “Facebook”.
“Ëndrra u realizua, do të nis grumbullimin me ekipin e parë në Bruniko! Forca Inter”. Me këtë njoftim, 18 vjeçari shfaqi të gjithë entuziazmin për faktin që do t’i bashkohet yjeve zikaltër, të cilët përfunduan përgatitjet në tokën turke.

Fakti që Manaj u stërvit me skuadrën e Akademisë lidhej me turneun kinez të Interit, por ishte edhe një test, për të vlerësuar gjendjen dhe potencialin e lojtarit. Një shans të cilin kuqeziu e shfrytëzoi, duke u shndërruar menjëherë në protagonist në radhët e ekipit të të rinjve, të drejtuar nga Stefano Veçhi.
Manaj ishte vendimtar kundër Evertonit në gjysmëfinale, ku shënoi golin e fitores, ndërsa më parë kishte realizuar edhe përballë Brugge. Rey Manaj u transferua te Interi si një talent më të ardhme të madhe, në këmbim të tre lojtarëve të rinj dhe 100 mijë Eurove që u paguan në arkat e Cremoneses.

Tashmë 18 vjeçari ka mundësinë të mësojë nga yje të nivelit botëror, si Rodrigo Palacio, Mauro Icardi, Stevan Jovetic i huazuar nga Manchester City apo Jonathan Biabiany, por edhe të shpresojë shansin e tij nga tekniku Mancini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat