Silva: Di Maria po vjen te një klub i madh

Sporti

Silva: Di Maria po vjen te një klub i madh

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 14:55

Mbrojtësi i PSG-së, Thiago Silva ka thënë se Di Maria është duke bërë një hap më të madh në karrierën e tij duke u bashkuar me kampionin e Francës.

Argjentinasi do t’i kryej sot testet mjekësore në Katar pasi Manchester Unitedi është pajtuar që të shesë Di Marian për 44 milionë funta.

“Njerëzit tani duhet ta respektojnë PSG-në si njërin ndër ekipet më të mëdha në Evropë. Real Madrid dhe Barcelona janë në një tjetër nivel, por pas tyre nëse bashkohesh me PSG-në, mendoj se po bëni një hap shumë të madh në karrierë. Ne vitin e kaluar shkuam më lartë se të gjitha klubet angleze”, ka thënë Thiago, raporton Sky Sports.

Klubi francez kishte eliminuar Chelsean në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve që ishte ekipi i fundit anglez në atë garë për sezonin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat