Zhdrella firmos një vit me Feronikelin

Sporti

Zhdrella firmos një vit me Feronikelin

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 14:33

Sot në kompleksin sportiv të ri në Drenas edhe zyrtarisht Mentor Zhdrella është prezantuar para medieve.
Katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella është pjesë e skuadrës tonë, Zhdrella ka nënshkruar kontratë njëvjeçare. Me këtë përforcim më i madhi në afatin kalimtar të verës Feronikeli e mbyllë me sukses afatin kalimtar.
Feronikeli ka krijuar skuadër me yje dhe me të drejtë kërkojmë suksesin, me skuadrën e ndërtuar që gjashtë vite me Kolshin në portë dhe të tjerët si Lladrovci, Doshlaku, Elshani, Gërbeshi, e Maliqi i ardhur në vitin e kaluar dhe me Pecin, Nezirin, Zeken e Zhdrellen skuadra është shumë e kompletur dhe e dejtë për Supërligën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat