Mourinho: Wenger është fshehur, duke u larguar si një hajdut

Sporti

Mourinho: Wenger është fshehur, duke u larguar si një hajdut

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 14:27

Jose Mourinho, trajner i Chelseat, si gjithmonë, është i njohur me deklarata përvëluese që bën nervoz edhe kundërshtarët. Ai ka thumbuar keq e fortë trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger. “Ka qenë detyra ime të uroj lojtarët kundërshtarë, të cilët janë paraqitur shumë mirë në fushë, duke e merituar trofeun””, tha Mourinho. I pyetur nga mediat për gjestin e Wengerit, i cili e anashkaloi Mourinhon, duke mos ia shtrënguar dorën, portugezi është shprehur: “Lojtarët e Arsenalit erdhën drejt meje për të më takuar dhe unë e kam vlerësuar në maksimum këtë gjest. Wenger është fshehur, duke u larguar si një hajdut. Unë doja t’i uroja fitoren, por trajneri francez nuk meriton asnjë lëvdatë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat