Blatter jep dorëheqje edhe nga një post tjetër

Sporti

Blatter jep dorëheqje edhe nga një post tjetër

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 13:56

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka vendosur t’i japë fund para kohe mandatit të tij si anëtar i kryesisë së Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, që duhej të zgjaste deri më 31 dhjetor të vitit 2016. Që më 23 Korrik, 79-vjecari i ka kërkuar dorëheqjen presidentit të KON-it, gjermanit Thomas Bah, duke i bërë të ditur se nuk do të udhëtonte drejt Kuala Lumpurit për mbledhjen e radhës së këtij institucioni, ndoshta për të shmangur ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po hetohet në lidhje me skandalet e FIFA-s. Zvicerani do të dalë përfundimisht nga bota e sportit më 26 shkurt të vitit të ardhshëm, datë kur FIFA do të njohë presidentin e saj të ri. Ndërkohë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka zgjedhur dy anëtarët e rinj, serbin Nenad Laloviç dhe senegalezin Mamadou Diagna Ndiaye.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat