Arifi e bronztë me Suedinë në evropian

Sporti

Arifi e bronztë me Suedinë në evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2015 Në ora: 13:27

Hendbollistja me prejardhje nga Kosova, Albana Arifi, me kombëtaren e Suedisë U-19, kanë arritur një sukses të madh. Suedia U-19 është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian U-19, pasi mundën me rezultat 25:24 Hungarinë. Arifi bëri lojë të mirë bile ka realizuar edhe një gol për suedezet. Arifi është prej talenteve më të mëdha shqiptare, e cila gjithnjë e më shumë po bëhet faktorë në kombëtaren suedeze. Danimarka U-19 është kampione, e cila në finale e mposhti me rezultat 29:26 Rusinë U-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat