Slobodani diskualifikohet, triumfoi shqiptari!

Sporti

Slobodani diskualifikohet, triumfoi shqiptari!

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 11:34

Boksieri shqiptar, Orial Kolaj, ka arritur fitore të madhe në përballje me serbin Slobodan Culum. Karakteristikë ka qenë se serbi është diskualifikuar shkaku i sjelljeve të pahijshme. Kolaj ka shënuar fitoren e tij të 16-të në kategorinë gjysmë të rëndë të boksit profesionist. Meçi u mbajt në Romë dhe serbi u diskualifikua me vendim të gjyqtarëve. “Pas rundit të dominuar nga italiano-shqiptari, rivali i tij vendos të diskualifikojë veten me sjellje të pahijshme vetëm 42 sekonda pas fillimit të rundit të dytë. Përkundët fitores, Kolaj nuk dukej i kënaqur", raporton Losport24. 31 –vjeçari shqiptar nga Lezha deri më tani ka shënuar 16 fitore (10 me nokaut) e 5 humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat