KF Besa kërkon falje për Zhdrellën!

Sporti

KF Besa kërkon falje për Zhdrellën!

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 11:05

KF Besa ju kërkon falje te gjithë adhuruesve dhe sportdashësve te vete ne lidhje me njoftimin e fundit ku u bë zyrtar lajmi se kemi arritur marrëveshje me Mentor Zhdrellën.
Edhe pse në këtë mes ne si KF Besa kemi plotësuar të gjitha kërkesat e këtij futbollisti dhe gjithçka ka qene gati per nënshkrimin e kontratës për të hënën në Peje në lokalet e KF Besa. Ky futbollist edhe (të dielën) në ora 21:35 e konfirmon se do të jetë në Pejë dhe do ti bashkangjitet KF Besës në stërvitje, per qka I kemi komunikimet zyrtare te dokumentuara me fakte, ndersa ne ora 22:30 zyrtarizohet se ky ka arritur marrëveshje me KF Feronikelin.

Kërkojmë ndjese nga adhuruesit e KF Besa per arsye se nuk kemi ditur se me çfarë karakteri te njeriut paskemi biseduar dhe jemi dakorduar. Neve do te na kishte çuditur sikur ky futbollist te respektoje fjalën e vete te dhënë se është ok dhe nga e hena fillon me Besën. Nuk eshte hera e pare as e fundit e ketij futbollisti qe sillet ne kete forme dhe bënë lojëra paburrërore. Ndoshta sikur te kishte ardhur te Besa kishte perfituar pak BESË dhe do te ishte mësuar te respektoj fjalën e dhënë.

Ne kemi qene ne diskutim me kete person gati 3 jave per qka i kemi te gjitha shënimet te cilat mund edhe ti publikojmë per media dhe vetëm ateherë kur kemi marr OK nga ai ne e kemi publikuar lajmin ne faqen zyrtare te KF Besa, por nuk e kemi besuar se ai prap do te vazhdoj avazin e vjeter dhe te sillet si nje person pa ndergjegjje dhe duke mos respektuar as Klubin KF Besa dhe as personat zyrtar me te cilët ka arrit dakordin.

Jemi me fat qe një person si ky me kete karakter te cilin e ndryshon jo për vite as dite por për çdo orë te ditës, nuk ju bashkua KF Besës sepse Besa ka Besë e cila as nuk shitet e as nuk blihet por meritohet me sjellje dhe vepra.
Turp turp turp .....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat