Cahill: Arsenali nuk paraqet ndonjë rrezik

Sporti

Cahill: Arsenali nuk paraqet ndonjë rrezik

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 09:51

Mbrojtësi i Chelseas, Gary Cahill ka thënë se Arsenali nuk paraqet ndonjë rrezik për skuadrën e tij në garë për të fituar titullin e Premier Ligës edhe gjatë këtij sezoni.

Chelsea u mposht nga Arsenali në kuadër të Community Shield gjatë ditës së djeshme me rezultat 1-0.

Sidoqoftë kësaj, Cahill ka thënë se Gunnersat nuk paraqesin ndonjë rrezik për skuadrën e tij sa i përket garës së Premier Ligës.

“Arsenali është përmirësuar shumë. Ata kishin një parasezon shumë të mirë dhe tani duken të etur. Sidoqoftë, unë nuk e di nëse ata janë konkurentë të fortë për titullin e Premier Ligës”, përfundoi Cahill deklaratën e tij pas takimit të djeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat