Ja sa rrezikon të dënohet Kukësi sot nga UEFA

Sporti

Ja sa rrezikon të dënohet Kukësi sot nga UEFA

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 09:25

Ekipi i Kukësit sot presin që të merret vendimi i UEFA-s për ndeshjen Kukësi-Legia, e cila u ndërpre për shkak të goditjes së sllovakut Duda të ekipit slloven.

Loja e cila u zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” me 30 korrik u ndërpre në minutën e 52-të.

Sipas akuzave të ngritura nga zyrtarët e ndeshjes, UEFA parashikon përjashtimin 1-3 vjet të klubit kuksian nga të gjitha veprimtaritë europiane, situata e të cilit rëndohet më tepër për faktin, se Kukësi është gjobitur edhe tri herë të tjera më parë, për sjellje të tifozëve të tij dhe organizime të dobëta.

Duke marrë parasysh një masë të tillë, pasojat e vendimit të UEFA-s mund të jenë shkatërruese për Kukësin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat