Diego Simeone i kënaqur me përforcimet e verës

Sporti

Diego Simeone i kënaqur me përforcimet e verës

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 09:23

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është i kënaqur me punën që klubi ka bërë në afatin kalimtar veror.

"Ne luajtëm shumë mirë në krahë dhe në mesfushë. Me Griezmann, Vietto dhe Correa ne krijuam shanse për të shënuar, por goli nuk erdhi”, ka thënë Simeone pas barazimit 1-1 ndaj Sagan Tosu,.

“Kur jeni 1-0 rivalët gjithmonë kanë shanse. Por ne ende po përmirësohemi dhe ne po kërkojmë qasje të ndryshme: ne luajtëm me 4-4-2 dhe me 4-3-3”.

“Ne e dimë se me Vietto, Correa, Óliver dhe Carrasco ekipi mund të përmirësohet. Ata duhet të na çojnë neve në një nivel tjetër”.

“Ata duhet të vazhdojnë të punojnë në aspekt taktik, por ata kurrë nuk do ta humbin talentin. Ky talent është ai për të cilin ne kemi nevojë për t’i fituar ndeshet”, ka shtuar argjentinasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat