Wenger mohon transferimin e Benzemas

Sporti

Wenger mohon transferimin e Benzemas

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 08:58

Arsene Wenger thotë se Arsenali nuk është në rrugë për të nënshkruar me Karim Benzema nga Real Madridi.

Mediat spanjolle kanë shkruar këtë vikend se Topçinjtë janë afër për të nënshkruar me sulmuesin francez për 46 milionë funte.

Por, pas fitores ndaj Chelseat në Commynity Shields, Arsene Wenger është pyetur edhe për Benzeman, duke mohuar se ai mund të transferohet në Londër këtë verë.

“Jo. Sinqerisht jo”, ka thënë Wenger, i pyetur për thashethemet e kalimit të Benzemas në Emirates.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat