Enrique: Ja pse humbëm nga Fiorentina

Sporti

Enrique: Ja pse humbëm nga Fiorentina

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 08:21

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është arsyetuar për humbjen nga Fiorentina me rezultat 2:1.

Barcelona ka pësuar humbjen e radhës në ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit të ri. Ekipi katalunas është mposhtur nga Fiorentina me rezultat 2:1.

Por, ekipi katalunas në këtë takim ishte pa yjet si: Lionel Messi, Neymar, Javier Mascherano, Dani Alves dhe Claudio Bravo.

Edhe pse u mposhtë nga ekipi italian, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique nuk shqetësohet aspak.

"Unë nuk bëhem merak për rezultatin, apo për gjëra të tjera. Ne duhet të përmirësojë efikasitetin tonë dhe të punojnë në mbrojtje si gjithmonë”, ka deklaruar ai.

"Ne jemi shumë të mirë në qoftë se jemi 100 për qind. Në qoftë se ne nuk jemi, atëhet nuk jemi aq të mirë”, ka theksuar ai.

" Ne e kemi krijuar shanse dhe kemi pasur momente të mira. Por, ne duhet të korrigjojmë gabimet”, ka përfunduar Enrique.

Barcelona me 11 gusht do ta filloj ndeshjen e Superkupës së Eruopës ndaj Sevillas në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat