Luiza Gega, medalje ari në Ballkaniadë

Sporti

Luiza Gega, medalje ari në Ballkaniadë

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 08:01

Luiza Gega konfirmon se është në formë të jashtëzakonshme. Sportistja shqiptare më elitare e këtyre viteve të fundit, fitoi medaljen e artë në garën e 1500 metrave në kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Pitesti të Rumanisë.

Vetëm 24 orë pasi kishte rrëmbyer medaljen e argjendtë në 800 metra Gega konfirmoi se në 1500 metrat është e e pakonkurrueshme në Ballkan, pasi në pistën ku garonin 11 atlete nga vende të ndryshme si Rumania, Sllovenia, Turqia, Serbia, Maqedonia apo Moldavia ndali kronometrin në kohën 4’08”78 duke e lënë pas me pothuajse 8 sek turken Songul Konak që zuri vendin e dytë.

Në këtë mënyrë Gega bën bis pas Lojërave Europiane Baku 2015 ku fitoi edhe aty vendin e dytë në 800 metra dhe të parin në 1 500, por ndryshe nga garimi në Baku tanimë në Rumani atletja shqiptare ka përmirësuar ndjeshëm me 3 sekonda kohën e saj. Gega në fakt ka qenë e vetmja që ka bërë dallimin në garat e Ballkaniadës nga sportsitët shqiptarë që nuk arritën rezultate të spikatura. Në 200 metra për femra në Pitesti Iljana Beqiri u rendit e 18 nga 21 konkurente, në hedhje shtize Koleta Prenga u rendit e fundit, ndërsa në 200 metra për meshkuj Anton Dedej zuri vendin e 16-të duke i lënë vendin e fundit, të 18-in shqiptarit tjetër Mario Shestani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat