Wesley Sneijder mposht Interin (Video)

Sporti

Wesley Sneijder mposht Interin (Video)

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 07:46

Wesley Sneijder ka shënuar golin e vetëm të takimit për të mposhtur ish-skaudrën e tij, Interin, kësaj here me fanellën e Galatasarayt.

Fitorja ishte “hakmarrje” ndaj Interit edhe për një tjetër lojtar, Lukas Podolski, i cili ishte asistues në golin e fitores. Gjermani e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me fanellën Nerazzurrë, por që nuk la ndonjë mbresë të madhe.

Për Interin në këtë takim debutuan edhe dy përforcimet e reja, Miranda dhe Stevan Jovetic.

Ndërkohë disfata është e treta e skuadrës Italiane ndaj gjigantëve evropiane, pasi më herët është mposhtur edhe nga Milan, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat