Duhet të vendos Benitezi, ka këto dilema

Sporti

Duhet të vendos Benitezi, ka këto dilema

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 07:15

Trajnerin e ri të Real Madridit, Rafael Benitez, tani e presim vendime të rëndësishme. Spanjollit, i duhet të zgjedh atë listën e ngushtë të futbollistëve, në të cilët mund të llogarisë për edicionin e ri.

Lojtarë i Keylor Navas, Coentrao, Cheryeshev, Illarramendi, Sivla dhe Odegaard (Këta dy të fundit mund të jepen huazim), ende nuk e kanë të qartë të ardhmen në skuadrën madriliane.

Ditëve të fundit, në këtë listë mund të hyjë edhe sulmuesi Karim Benzema, që po kërkohet nga Arsenali.

“Kur të kthehemi në Madrid, ne do të marrim vendime”, pati deklaruar Benitez, duke aluduar në zbardhjen e listës së lojtarëve që bëjnë pjesë në planet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat