Lewandowski kërkon shifrën e 100 golave në Bundesligë

Sporti

Lewandowski kërkon shifrën e 100 golave në Bundesligë

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 07:10

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ka thënë se dëshiron që të arrijë shifrën e 100 golave në Bundesligë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Polaku deri më tani ka 91 gola të shënuar në 162 ndeshje të zhvilluara për Bayernin dhe Dortmundin.

Në sezonin e tij të parë me bavarezët kishte shënuar 17 gola kurse tani dëshiron 100 gola t’i arrijë për sezonin e ri në Bundesligë.

“E dija se sezoni i parë nuk do të jetë më i miri. Jam i lumtur që kam shënuar aq gola dhe kam luajtur aq shumë. Sezoni i dytë shpresoj që të jetë më i mirë, tani është koha të tregoj se mund të bëjë edhe më shumë".

"100 gola në Bundesligë do të ishte fantastike, shpresoj se do arrij t’i shënoj sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Lewandowski për Kicker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat