Aftësohet Barzagli, luan në Superkupë

Sporti

Aftësohet Barzagli, luan në Superkupë

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 20:54

Andrea Barzagli është përfshirë në skuadrën e Juventusit që do të luajë kundër Lazios në ndeshjen e Superkupës së Italisë.

Mbrojtësi italian ishte në grupin e lojtarëve të lënduar, megjithatë ai ka arritur të rikuperohet në kohë dhe do të udhëtojë në Shangai.

Giorgio Chiellini dhe Sami Khedira nuk janë përfshirë në skuadër, pasi mbesin të lënduar, ndërsa edhe Fernando Llorente është rikuperuar për lojë.

Skuadra e plotë e Juventusit: Buffon, Isla, Caceres, Pogba, Zaza, Marchisio, Morata, Coman, Llorente, Barzagli, Mandzukic, Bonucci, Padoin, Dybala, Rugani, Neto, Lichtsteiner, Sturaro, Evra, Rubinho, Pereyra, Audero, Vitale, Parodi, Tello, Vadala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat