Ibra refuzon Galatan

Sporti

Ibra refuzon Galatan

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 20:30

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic, thuhet se e ka refuzuar ofertën e Galatasarayt duke e lënë Milanin si opsionin e vetëm.

Spekulimet për të ardhmen e suedezit janë shtuar akoma më shumë, pas deklaratës së tij se planifikon të largohet nga kampioni francez.

Sipas Il Corriere della Sera, Ibras i janë ofruar 11 milionë euro nga Galata që të shkojë në Stamboll.

Në ndërkohë, sipas Corriere dello Sport, Rossonerët mund ta transferojnë 33-vjeçarin vetëm nëse ai ndërpret kontratën me PSG-në dhe kalon në San Siro si lojtar i lirë.

Sidoqoftë, Sport Mediaset raporton se Ibrahimovici e ka refuzuar ofertën e Galatasarayt, pasi dëshiron të transferohet te Milani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat