Bunjaku: Qëllimi kryesor, të ngjitemi në Superligën e Zvicrës

Sporti

Bunjaku: Qëllimi kryesor, të ngjitemi në Superligën e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2015 Në ora: 19:29

Si në Superligën e Zvicrës po ashtu edhe në Challenge League (Liga e Dytë e Zvicrës) luajnë shumë shqiptarë dhe janë edhe bartës të lojës. Mesfushori defensivë i kombëtares së Kosovës, Imran Bunjaku, anëtar i skuadrës së Schaffhausen-it, që garon në Challenge League, po dëshmon formë jashtëzakonisht të mirë.

Në tri ndeshjet e para, Schaffhausen ka dy fitore: 2:1 kundër Xamax-it dhe 2:0 ndaj Le Mont-it, dhe vetëm një humbje me 3:0 nga Chiasso. Schaffhausen është në rrugë të mirë, drejt kreut të klasifikimit, ku tani ka vendin e dytë me 6 pikë ose një më pak se Chiasso. Bunjaku është i kënaqur me paraqitjet e tija si dhe të ekipit dhe synimi i tyre është të rikthehen në elitën e futbollit zviceran. Bunjaku në tri ndeshjet e para është titullar dhe krahë i fortë i ekipit.

Ai për gazetën kombëtare ‘Bota sot” flet për konkurrencën në ligë, synimi me kombëtaren e Kosovës etj. “Momentalisht i kënaqur që jam në ekipin e Schaffhausen-it. Dihet se jam transferuar nga Grasshoppers dhe qëllimi im është mu përgatit sa më shumë dhe në të ardhmen me shkuar diku më mirë, pra në një ekip më të madh. Tashmë gjithçka është duke ecur mirë dhe jam në formën time”, tha Bunjaku. Futbollisti tha se është duke shkuar mirë edhe sa i përket rezultateve dhe skuadrën e tij e sheh si pretendent për t’u ngjitur në Superligë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat