Mancini: E duam Melon, por nuk e shesim Medelin

Sporti

Mancini: E duam Melon, por nuk e shesim Medelin

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 19:24

Roberto Mancini mendon se Felipe Melo do t’i sillte diçka më shumë te Interi, porse nuk e lejon largimin e Gary Medel drejt Galatasarayt.

“Ai është një lojtar që mund t’i sjellë diçka Interit, por tash për tash ka një kontratë me Galatasarayn. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Medel? Ne nuk do ta shesim atë. Është e qartë se duhet të shesim disa lojtarë, sepse na lejohen vetëm 25 në skuadër”.

“Megjithatë, Medel nuk është në listën e largimeve, prandaj do të qëndrojë me ekipin”.

“Në anën tjetër, ne mund ta shesim Yuto Nagatomon”, ka sqaruar italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat