Shala titullar, Libereci merr një pikë

Sporti

Shala titullar, Libereci merr një pikë

Nga: K.Goca Më: 2 gusht 2015 Në ora: 19:05

Slovan Libereci kthehet me një pikë nga Praga, ku barazoi me rezultat 2:2 me Slavia-n. Futbollisti shqiptar, Herolind Shala, është paraqitur titullar dhe arritën të kthehen të pamposhtur nga një udhëtim i vështirë. Shala ani se nuk realizoi gol, bëri lojë të mirë dhe ishte nga hisedarët e këtij barazimi të rëndësishëm. Bakos kaloi në epërsi Liberecin, por vendasit shënuan dy golat të shpejtë përmes Skodas (11’) e Miculas (13’) dhe udhëheqin me 2:1. Sural në minutën 55-të shënoi dhe ia siguroi një pikë Liberecit, që tani klasifikohet në vend të dytë me 4 pikë, kurse Slavia është i 13-ti me një pikë pas dy jave në elitën e futbollit çek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat