Tarashaj e Kamberi, trimat e fitores së Grasshoppers-it

Sporti

Tarashaj e Kamberi, trimat e fitores së Grasshoppers-it

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2015 Në ora: 18:00

Futbollistët Shani Tarashaj e Florian Kamberi janë trimat e fitores së skuadrës së mirënjohur, Grasshoppers. Në një ndeshje dramatike, Grasshoppers fitoi si mysafir me rezultat 3:2 kundër Zurich-ut, në derbin e javës së tretë të elitës së futbollit zviceran.

Dy golat e Shanit Tarashajt (8’ e 42’) dhe një i Florian Kamberit (90+3’) ishin vendimtarë për trepikëshin e madh të Grasshoppers-it. Tarashaj dhe Kamberi patën ditën e tyre dhe ishin protagonistët e fitores. Simonyan (33’) e Buff (60’) shënuan për Zurich-un. Berat Gjimshiti dhe Armando Sadiku luajtën titullarë për Zurich-un, kurse Sadiku u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 65-të. Tarashaj e Alban Pnishi luajtën standardë për Grasshoppers-in dhe Kamberi futet nga minuta e 84-të, kurse Tarashaj u ndërrua në minutën e fundit. Grasshoppers ngjitet në vend të dytë me 6 pikë, kurse Zurich është i parafundit (i nënti) me 2 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat