Alushi asistoi në fitoren kundër Karlsruher-it

Sporti

Alushi asistoi në fitoren kundër Karlsruher-it

Nga: K.Goca Më: 2 gusht 2015 Në ora: 17:41

Reprezentuesi i Kosovës, Enis Alushi, asistoi për fitoren e St. Paulit, e cila si mysafir e gjunjëzoi me rezultat 2:1 Karlsruher-in, në ndeshjen e javës së dytë të Bundesliga II. Alushi u paraqiti standard, asistoi në golin e parë kur realizoi Sobiech në minutën e 11-të. Golin tjetër e shënoi Halstenberg (40’) dhe për vendasit: Gordon (29’). Ylli Sallahi luajti në 45 minutat e dytë për Karlsruher-in. St. Pauli renditet i katërti me 4 pikë, kurse Karlsruher i 16-ti me 0 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat