Nadal fitoi turneun në Hamburg

Sporti

Nadal fitoi turneun në Hamburg

Nga: K.G. Më: 2 gusht 2015 Në ora: 17:24

Tenisti i mirënjohur spanjoll, Rafael Nadal, fitoi turneun e tenisit në Hamburg. Ai në finale e mposhti me rezultat 2:0 (7:5, 7:5) italianin Fabio Fognini. Finalja ka qenë shumë e fortë, ku të dy setet zgjatën në tai-brek me 7:5 në favor të Nadalit. Fognini ishte mjaft i mirë, i rezistoi për 2 orë e 35 minuta kundërshtarit, por jo edhe ta befasoi. Ky është titulli i 67-të në karrierë për Nadalin ose i treti gjatë këtij viti. “Ishte një finale shumë e vështirë dhe është një titull i rëndësishëm për mua”, tha Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat