Van Gaal dëshiron një lojtar si Pedro

Sporti

Van Gaal dëshiron një lojtar si Pedro

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 17:17

Menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal ka thënë se “Djajve të Kuq” i duhet një lojtar sikur ylli i Barcelonës, Pedro.

Barcelona ka përsëritur se nuk ka pasur oferta për 28-vjeçarin, por presidenti i klubit të parë të Pedros, CD San Isidoro ka thënë se është i informuar për transferimin e mundshëm të tij në Premier Ligë.

Van Gaal së fundi ka deklaruar se dëshiron të blejë një lojtar që ka ritëm dhe kreativitet, duke lënë të kuptohet që ai mund të jetë Pedro.

“Barcelona ka shpejtësinë e Neymarit dhe të Messit me Pedron prapa, ne na duhet të garojmë me këtë”, tha ai për The Sun.

“Ne mund ta fitojmë titullin nëse blejmë lojtarë të tillë, duhet ta përmirësojmë përzgjedhjen”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat