Veliu, i 65-ti në Kampionatin Botëror

Sporti

Veliu, i 65-ti në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2015 Në ora: 16:59

Emocionet ishin të mëdha, sepse ishte hera e parë që Meriton Veliu garojë në një ngjarje të madhe, në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Kazan të Rusisë. Ai zuri vendin e 65-të në delfin 50 metra në një konkurrencë të tmerrshme. “Vendi i 65-të me kohë 00.28.67 sekonda, ku ishin 80 garues pjesëmarrës. Ndoshta një e arritur duke pas parasysh qe paraqitemi edhe për herën e parë, normalisht edhe vetëm përmirësimi i kohës është një sukses. Sigurisht mbi 10 mijë shikues elitë të notit botëror, gjithçka e përkryer dhe nuk si mos të ketë emocione”, tha për gazetën kombëtare ‘Bota sot’, Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm i FNK-së. Garues tjerë garojnë në ditët e ardhshme, si Rita Zeqiri, Lum Zhaveli e Melisa Zhdrella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat