Edhe një ekip e madhe e kërkon Shaqirin

Sporti

Edhe një ekip e madhe e kërkon Shaqirin

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 16:07

Sipas “itasportpress.it” , kampioni i Italisë, Juventusi, po bëjnë një sondazh për Shaqirin. Inter nuk ndryshon çmimin e lojtarit dhe për 17 milionë euro është i gatshëm ta shesë lojtarin te çdo klub, dhe sipas “itasportpress.it”Juventusi është i gatshëm ta paguajë këtë shumë.

Mancini nuk do të donte ta transferonte te Juventusi pas luftës në janarin e shkuar me Guarin dhe për më tepër do të forconte një konkurrent direkt të zikaltërve.

I vetmi dyshim në lidhje me transferimin te Juventusi lidhet me pakënaqësinë që mund të lindin tek tifozët zikaltër që kurrsesi nuk do ta pranonin një transferim të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat