Markaj e Veseli shijuan fitoren e parë në Zvicër

Sporti

Markaj e Veseli shijuan fitoren e parë në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2015 Në ora: 15:50

Denis Markaj dhe Frederik Veseli iu gëzuan fitores së parë në elitën e futbollit zviceran. Ata me ekipin e tyre, Lugano, në konak me rezultat minimal 1:0 mposhtën Vaduzin. Markaj dhe Veseli luajtën nga minuta e parë, dhanë maksimumin dhe arkëtuan pikët e para me ekipin e tyre, ndërsa Naser Aliji u paraqit tërë takimin, por të zhgënjyer me humbje, sepse pritën të kthehen të pamposhtur. Aliji në minutën e 70-të u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Në minutën e 76-të, Josipoviq shënoi për fitoren e vendasve, ku tani për tani klasifikohet në pozitën e tetë me 3 pikë ose dy më shumë se Vaduzi i fundit (i dhjeti).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat