Cilët hendbollistë e ndërruan mjedisin?

Sporti

Cilët hendbollistë e ndërruan mjedisin?

Nga: K.G. Më: 2 gusht 2015 Në ora: 15:20

Përfundoi afati kalimtar për hendbolliste dhe hendbollistë, por ishte mjaft i varfër sa i përket lëvizjeve. Sipas zyrës së Federatës së Hendbollit të Kosovës, aplikuan 26 hendbollist dhe hendbolliste për kalim në skuadër tjetër apo për të fituar statusin e lojtarit të lirë, sipas Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimin tyre. Nëse shikohet kjo statistikë, vërtetë ka qenë afat kalimtar shumë i varfër. Ndërkaq, në faqen e FHK-së shkruhet: “Mirëpo, hendbollistët dhe hendbollistet mund te ndërrojnë klubin edhe pas përfundimit të këtij afati të rregullt kalimtar me fletëpëlqimin e skuadrës së deritashme deri me datën 15 tetor 2015, konform Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimin tyre.

Kurse hendbollistët dhe hendbollistet që vijnë nga bota e jashtme afati regjistrimit është deri në përfundimin e edicionit vjeshtor”. Kërkesë për regjistrim: Arbnora Sylejmani nga KHF Drita nga KHF KEK-u, Lindrit Fetahu nga Samadrexha në Prishtinë, Astrit Shala nga Trepça në Kosovë, Arbër Curri nga Vëllaznimi në Besa Famiglia, Dafina Gashi nga Vëllaznimi në Shqiponjë, Fidan Cimili nga Kosova në Samadrexhë, Vaglir Buqinca nga Kosova në Samadrexhë, Shqipërim Limani nga Kastrioti në Dritë, Aurora Shedadi nga Vëllaznimi në Shqiponjë, Burim Mustafa nga Vjosa në KEK, Fitim Mustafa nga Vjosa në KEK, Ilir Nuza nga Vjosa në KEK,

Elma Kameri nga Vëllaznimi në Istogu, Arlinda Krasniqi nga Vëllaznimi në Istog, Shpëtim Arifi nga Vjosa në KEK , Adonis Jakupi nga Zhegra në KH Drita. Kërkesë për status të lirë të hendbollistit: Shpresa Fazlija (Kastrioti), Beni Syla, Vlerson Zherka, Jeton Bislimi, Rron Ramadani (Kastrioti), Endrit Peja (Vëllaznimi), Petrit Prekazi (Prishtina), Arbër Sylejmani (Zhegra), Deniz Terziqi (Samadrexha) dhe Bujar Ramosaj (Deçani).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat