Gashi, Mërgimtari i Vitit për Sport

Sporti

Gashi, Mërgimtari i Vitit për Sport

Nga: K.Goca Më: 2 gusht 2015 Në ora: 14:51

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, anëtar i kampionit të Zvicrës, Baseli, njëherësh shënuesi më i mirë në elitën zvicerane, është nderuar me mirënjohur nga Ministria e Diasporës dhe e PTK-së. Ai është nderuar me mirënjohje si Mërgimtari i Vitit për Sport nga ministri i Diasporës, Valon Murati dhe PTK-ja, në një ceremoni të organizuar në ambientet e pishinës së Gërmisë. Gashi është alfa dhe omega e kombëtare Shqiptare dhe e Baselit. Një futbollist i përsosur dhe që po dëshmohet në çdo ndeshje i cili me Baselin është në garat e Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat