Xhaka e Baseli nuk njohin rival

Sporti

Xhaka e Baseli nuk njohin rival

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2015 Në ora: 12:34

Baseli tregoi edhe njëherë fuqinë e kampionit në elitën e futbollit zviceran. Në stadiumin ‘St.Jakob-Park’, ku ishin tubuar 27.792 shikues, Baseli i dha leksion me rezultat 3:0 Sionit. Futbollisti Taulant Xhaka është paraqitur nga minuta e parë dhe ka qenë tejet luftarak. Delgado ishte në formë të mirë, i cili realizoi gol në minutën e 28-të, kurse Traore shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 68-të dhe Lacroix shënoi autogol në minutën e 89-të për fitoren e thellë 3:0 te Baselit. Xhaka në minutën 45+1 është ndëshkua me karton të verdhë, kurse Baseli në tri ndeshje ka po aq fitore dhe kryeson renditjen me 9 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat