Juventus kërkon shpëtim te Interi

Sporti

Juventus kërkon shpëtim te Interi

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 11:00

Kampioni aktual i Italisë, Juventus, është duke u përballur me një krizë të lojtarëve të lënduar.

Juventusi në fillim të fazës përgatitore ka pasur probleme me lëndimit e disa prej lojtarëve kryesorë. Pas lëndimit të Andrea Barzaglit, Giorgio Chiellinit tashmë në ndeshjen kundër Marseilles është lënduar edhe Sami Khedira.

Tani krerët e klubit bardh e zi janë futur në negociata me Interin për të transferimin e dy futbollistëve në Torino.

Mbrojtësi i majtë Danilo D’Ambrosio si dhe mesfushori kolumbian Fredy Guarin janë duke u kërkuar nga ‘Zonja e Vjetër’.

Ish-anëtari i Torinos ka një çmim prej gjashtë milionë euro, ndërsa Guarin kushton një më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat